back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeBujqit dhe vreshtarët shpalosin projektet para Haradinajt

Bujqit dhe vreshtarët shpalosin projektet para Haradinajt

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim një grup fermerësh, vreshtarësh dhe afaristësh të Rahovecit, të cilët pasi e uruan atë për zgjedhjen për kryetar qeverie, rrëfyen para kryeministrit për sfidat dhe për projektet kapitale, realizimi i të cilave do të krijonte mirëqenie për qytetarët rahovecianë.

Kryeministri Haradinaj tha se do të angazhohet që në bashkëpunim me ministrinë përkatëse, të rritet buxheti për bujqësi e vreshtari, por edhe për partnerët e sektorit përpunues, të rregullohet infrastruktura, sidomos për sa i përket ujitjes, ndërsa bujqve do t’u kompensohen dëmet e shkaktuara nga natyra.

Rahovecianët shpalosen disa nga projektet që duhet të realizohen nga dikasterët përkatëse qeveritare si: Shpallja me ligj e Rahovecit zonë e interesit të veçantë për bujqësi nga MBPZHR; Bartja e Fakultetit të Bujqësisë të Universitetit public “Hasan Prishtina” në Rahovec, rritja e kapaciteteve ujitëse nga Radoniqi, investime në sistemin e kullimit si dhe rregullimi i shtratit të Drinit të Bardhë.

Nga MMPH rahovecianët kërkojnë ngritjen e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza në pikën më të ulët të Rahovecit; nga MTI të krijojë zonën ekonomike dhe atë turistike si dhe ndërtimi i rrugës me katër korsi Xerxë – Rahovec – Suharekë; ndërsa nga MKRS kërkohet që të ndërtohet një qendër e re për kulturë dhe aktivitete rinore.

Në takim ishte i pranishëm edhe Smajl Latifi, kandidat i AAK-së për Kryetar të Rahovecit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz