BallinaLajmeAmerikani që bashkëfinancoi kompleksin e UÇK-së në Marinë takohet me Haradinajn (foto)

Amerikani që bashkëfinancoi kompleksin e UÇK-së në Marinë takohet me Haradinajn (foto)

Të ngjajshme

Vritet në Greqi një tifoz 20 vjeçar

Një ndeshje e ligës greke të basketbollit midis PAOK...

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim inxhinierin e naftës, afaristin dhe humanistin amerikan, Benito Mares, me bashkëpunëtorë, të cilët e uruan atë për zgjedhjen në krye të Qeverisë së vendit.

Kryeministri Haradinaj, e njoftoi afaristin nga Kolorado e SHBA-së Mares për ineteresimin e Kosovës për të qenë pjesë e Tubacionit Trans Adriatik (TAP), si degë e korridorit të gazit jugor nga Azerbajxhani përmes Turqisë deri në Shqipëri.

Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar lartë punën humanitare të afaristit Mares në Kosovë, i cili ka bashkëfinancuar fazën e dytë të kompleksit përkujtimor për UÇK-në në Marinë, por edhe i disa veprimtarive tjera të sfondit humanitar.

Naftëtari Mares tha se ka marrë iniciativën që të bëhet studimi i fizibilitetit të TAP që Kosovës nuk i kushton para, por vetëm mbështetje administrative nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz