back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaRegjionaleDrenasRafet Rama i quan të pavërteta pohimet e Naim Bazajt

Rafet Rama i quan të pavërteta pohimet e Naim Bazajt

Të ngjajshme

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rafet Rama e ka quajtur të pavërtetë deklaratën e Naim Bazajt, i cili dje për Periskopin tha se Rama i ka premtuar se do t’ia paguajë të gjitha shpenzimet e fushatës së tij si kandidat i pavarur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtur në Drenas më 4 dhjetor të vitit të kaluar.

Naim Bazaj ishte anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai kishte shpresuar se partia e tij do ta kandidonte për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 4 dhjetor të vitit të kaluar, shkruan Periskopi.

Jo vetëm për të, por edhe për shumë anëtarë të tjerë të kësaj partie, ishte i papritur vendimi i kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, për kandidimin e Ramiz Lladrovcit për kryetar të kësaj komune, i cili kishte qenë i ngarkuar me postin e Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri.

Pas këtij vendimi të Veselit, Bazaj i frustruar ishte regjistruar si kandidat i pavarur në Komisionin Qendror Zgjedhor. Madje, ai kishte nisur edhe fushatën si kandidat i pavarur.

Pas presionit të madh nga PDK, ai vendosi të tërhiqet nga gara.

I kishin thënë se zgjedhjet në Drenas janë një test i rëndësishëm për Veselin si kryetar i ri i PDK’së, pas zgjedhjes së Hashim Thaçit si president. Ai u tërhoq nga gara, pas premtimit se Kadri Veseli do t’ia paguante të gjitha shpenzimet që i kishte bërë gjatë fushatës si kandidat i pavarur.

Ato para që Bazaj thotë se ia kishte premtuar ish-deputeti i PDK’së, Rafet Rama, nuk i mori asnjëherë.

Dje në një intervistë për Periskopin foli për premtimin e Ramës, që thotë se nuk u realizua asnjëherë.

“Binduni që edhe ato shpenzime që i kam bërë gjatë fushatës sime, ende i kam borxh. Ende i kam borxh në disa lokacione që jam duke i paguar çdo muaj ka njitroh aty, se nuk është e vërtetë që më dhënë ata mu pare. Është fol nga një ish-deputet që janë në gjendje me i pagu të gjitha ato shpenzime të fushatës, por nuk është e vërtetë se m’i kanë pagu. Rafet Rama. Rafet Rama ka thënë se ato shpenzime jena marrë vesh me Veselin që me t’i pagu të gjitha ato shpenzime që i ke bë gjatë fushatës”, kishte thënë Bazaj për Periskopin.

Këtë deklaratë të Naim Bazajt, Rafet Rama e quan të pavërtetë.

I kontaktuar nga Periskopi, Rama tha se nuk merret me njerëz që përmendin emra, duke aluduar në Bazajn, i cili aktualisht është Kryetar i Kuvendit Komunal të Drenasit.

“Nuk merrem me njerëz që përmendin emra. Është plotësisht e pavërtetë”, ka thënë shkurt Rama për Periskopin./Periskopi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz