BallinaRegjionaleDrenasPDK e Drenasit fton institucionet për monitorim të fushatës dhe zgjedhjeve

PDK e Drenasit fton institucionet për monitorim të fushatës dhe zgjedhjeve

Të ngjajshme

Mateo kalon kufijtë e ngacmimeve, Brikena shfaqet me të nx*ra në krah

Një moment i shkurtër nga transmetimi i përditshëm i...

Trump mohon raportimet se pesë aeroplanë amerikanë u shkatërruan

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, mohon raportimet se pesë...

Zelensky: Rusia po përdor luftën me Iranin si mbulesë për shkatërrim më të madh në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka thënë se Rusia...

Interi kalon në epërsi ndaj Atalantas

Interi ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Atalantas. Ishte...

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Drenas ka ftuar instutcionet dhe personat e autorizuar që të mbikëqyrin fushatën zgjedhore.

“Ftojmë personat e autorizuar për përcjelljen e fushatës zgjedhore që të marrin pjesë në të gjitha tubimet elektorale të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, të përcjellin ecurinë e fushatës dhe të jenë sikur deri tash objektiv në raportim” thuhet në njoftimin e PDK-së, shkruan Indeksonline.

PDK i ka bërë thirrje edhe OSBE-së e organizatave tjera joqeveritare që të përcjellin procesin zgjedhor në ditën e zgjedhjeve që do të mbahen me 22 tetor.

“Ftojmë po ashtu, trupin diplomatik të akredituar në vendin tonë, OSBE-në, organizatat joqeveritare dhe organizmat tjerë, të përcjellin rregullsinë e procesit të fushatës zgjedhore dhe procesin zgjedhor ditën e zgjedhjeve më 22 Tetor” thuhet me tej në shkrimin e tyre, përcjell Indeksonline.

PDK e Drenasit është shprehur e përkushtuar që fushata dhe procesi zgjedhorë të zhvillohen në mënyrë demokratike.

“Jemi thellësisht të përkushtuar që fushata dhe procesi zgjedhor, të zhvillohen në mënyrën më demokratike, në funksion të proceseve që po kalon vendi, interesit të qytetarëve të përfaqësimit të vullnetit të tyre si dhe të ardhmes tone” thotë dega e PDK-së në Drenas.

Po ashtu, ata kanë falenderuar kryetarin e kësaj partie Kadri Veseli dhe qytetarët për praninë e tyre ne tubimet elektorale.

SIpas kësaj partie, kryetari aktual Ramiz Lladrovci dhe Lista zgjedhore e PDK-së përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve demokratik të Drenasit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz