back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeAmbasadori amerikan në Beograd kritikon ashpër Vulinin

Ambasadori amerikan në Beograd kritikon ashpër Vulinin

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Shaqir Totaj shkon me biçikletë në një tubim zgjedhor në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka vazhduar praktikën e...

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, dje e ka paralajmëruar Serbinë se ministri i saj i mbrojtjes po i dëmton marrëdhëniet e Serbisë me SHBA.

Ai në llogarinë e vet në Twitter e ka publikuar tekstin e agjencisë së lajmeve AP në “Washington Post”, me titull “Ministri serb i mbrojtjes e lavdëron kriminelin e luftës”, dhe ka shkruar se “për fat të keq, muajt e punës në përmirësimin e imazhit të Serbisë në SHBA, po dëmtohen seriozisht me një deklaratë”.

Në këtë koment të ambasadorit Scott, ministri serb Aleksandar Vulin ka deklaruar për “Novostin” serb në stilin e vet, se “çuditet se si ambasadori nuk e sheh dëmtim të imazhit dhe kërcënim të marrëdhënieve për atë se është liruar Orlic në BeH”, duke “harruar” se Lazareviqi është dënuar si kriminel lufte ndërsa Orlic u lirua si i pafajshëm”, transmeton Gazetametro.net.

Ai vazhdon: “Vladimir Lazareviq është njeri i lirë, ndërsa e drejta ime është ta respektoj luftën e tij dhe luftën e popullit tim. A duhet t’i lavdëroj bombardimet e NATO-s dhe të kërkojë arsyetim për shkëputje të Kosovës? Nuk di për ndonjë ushtri e cila do të hiqte dorë nga gjenerali Lazareviq, unë me siguri jo”.

Teksti në “Washington Post” merret me fjalimin e Vulinit të cilën ai e mbajti të shtunën në Nish, ku në mes tjerash, ka theksuar se “ka kaluar koha e turpërimit” dhe se “ka ardhur koha e krenarisë kur Serbia i nderon dhe i respekton kujtimet për të gjithë ata të cilët e kanë ruajtur atë gjatë luftërave të viteve të ’90-ta”.

Vulin ka thënë se “të gjithë ata që e kanë mbrojtur Serbinë atëherë, janë trima mbi trima”, duke menduar edhe në kriminelin e dënuar për krime lufte, Vladimir Lazareviq, i cili e ka mbajtur dënimin në Hagë.

Mediet amerikane kanë theksuar se Vulin e ka lavdëruar kriminelin e dënuar të luftës për shkak të rolit të tij kundër intervenimit të NATO-s në vitin 1999, për shkak të pastrimit etnik dhe krimeve të bëra në Kosovë. Gazeta ka vlerësuar se ky lloj i komenteve më shumë e ilustron rritjen e urrejtjes së Serbisë ndaj Perëndimit, edhe pse Serbia zyrtarisht kërkon anëtarësim në BE, por njëkohësisht po i afrohet aleatit të vet shumëvjeçar slloven, Rusisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz