back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeNdërkombëtarët mohojnë se premtuan "favore" në këmbim të Speciales

Ndërkombëtarët mohojnë se premtuan “favore” në këmbim të Speciales

Të ngjajshme

- Advertisement -

Zyrtarë të Ambasadave Amerikane, Britanike, Gjermane, Norvegjeze janë përgjigjur në pyetjet e gazetës “Zëri” nëse i kanë premtuar Kosovës favore në këmbim të Gjykatës Speciale ashtu siç deklaroi ditë më parë Presidenti Thaçi.

- Advertisement -

Bashkësia ndërkombëtare ka mohuar t’i ketë premtuar “favore” Kosovës në këmbim të themelimit të Gjykatës Speciale. Ndonëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para pak ditësh deklaroi se Kosovës i ishte premtuar liberalizimi i vizave, krijimi i ushtrisë, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare…, ambasadat e huaja në Kosovë kanë thënë se nuk janë në dijeni për një gjë të tillë.

Por pavarësisht kësaj, ndërkombëtarët kanë thënë se mbështesin Kosovën drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare e po ashtu edhe në çështjet e tjera që presidenti Thaçi përmendi ditë më parë.E pavarësisht deklaratave “sulmuese” të Thaçit kundrejt Gjykatës Speciale, ata mbeten optimistë se kjo Gjykatë do ta vendosë drejtësinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz