back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeHaradinaj takoi shefin e zyrës sllovake

Haradinaj takoi shefin e zyrës sllovake

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Lubomir Batary.
 
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj theksoi se institucionet e Kosovës janë të interesuara që të vazhdojnë bashkëpunimin me Sllovakinë, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
 
Kryeministri Haradinaj e njoftoi z.Batary për proceset që janë duke u zhvilluar në Kosovë, për programin qeverisës, procesin e integrimeve europiane, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë në avancimin e demokracisë dhe rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit.
 
Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Lubomir Batary, e uroi kryeministrin Haradinaj për detyrën duke thënë se Sllovakia do të jetë konstruktive në raport me Kosovën, dhe do të vazhdoj bashkëpunimin edhe në të ardhmen.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz