Egjipti është skuadra e radhës që ka siguruar kualifikimin për të Botërorin “Rusi 2018”, pas një fitoreje të vuajtur 2-1 ndaj Kongos.
Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah, ishte heroi për vendasit, pasi shënoi të dy golat që sollën tre pikët e kualifikimit.
Ylli egjiptian realizoi golin vendimtar nga pika e bardhë e penalltisë, të cilin mund ta shihni në këtë video.
Shihni festën e çmendur të egjiptianëve, që nuk ka nevojë për koment.