BallinaSportSot lamtumira e Canës, ja detajet e ceremonisë

Sot lamtumira e Canës, ja detajet e ceremonisë

Të ngjajshme

Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në Ngushticën e Hormuzit

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul ka vënë...

Hoxhaj: Shteti po rrëshqet drejt anarkisë

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar...

Gimbo imiton Brikenën, familjarët reagojnë ashpër në Instagram

Një situatë e re në “BBVA” ka shkaktuar debat...

Federata argjentinase e fajëson UEFA-n për ‘dështimin’ e “Finalissimas”: S’e pranuan “San Siron”

“Finalissima” e vitit 2026 ndërmjet Argjentinës dhe Spanjës është...

Ndeshja e sotme është e veçantë edhe për një tjetër arsye, lamtumira e ish kapitenit të Kombëtares Lorik Cana.

Cana i dha fund karrierës sportive pas Europianit 2016 dhe ndeshjen e sotme do të shkelmojë për herë të fundit topin përpara publikut shqiptar.

Federata Shqiptare e Futbollit do t’i dhurojë një fanellë Canës me numrin 5, numër që e mbajti gjatë gjithë karrierës së tij me Kombëtaren. Po ashtu pritet të ketë banderola në stadium në nder të kapitenit, ku tifozëria shqiptare i shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin për kontributin e dhënë për fanellën kuqezi ndër vite.

I veshur me uniformën kuqezi, Cana do të shkelmojë topin e parë nga mesi i fushës pak përpara fillimit të ndeshjes.

Ky pritet të jetë një moment tejet emocionues për cilindo shqiptar, ku ndër vite ishin mësuar ta shihnin Lorikun në fushën e lojës.

Cana zhvilloi 93 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, më shumë se kushdo futbollist tjetër, dhe ka arritur të shënojë edhe një gol.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz