back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeBashkësia Islame e Prishtinës viziton Haradinajn

Bashkësia Islame e Prishtinës viziton Haradinajn

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim prijësit e Bashkësisë Islame të Prishtinës, Hetem Sopjani, kryetar i Këshillit,  Burhanudin Hashani, kryeimam dhe Bahri Sejdiu, Idriz Xhigolli, Bahri Rexha, anëtarë.

Ata e uruan Ramush Haradinajn për zgjedhjen e tij Kryeministër i Qeverisë së vendit, duke u zotuar se do të jenë së bashku në këtë rrugëtim.

Kryeministri Haradinaj pasi i falënderoi prijësit e komunitetit islam të Prishtinës, për kujdesin që kanë treguar për popullin dhe vendin, i informoi me nismat që ka ndërmarrë Qeveria që ai drejton për një dinamikë të re, e në veçanti për miratimin në Qeveri të Ligjit për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinën, dhe procedimin e tij në Kuvend.

“Ligji për Kryeqytetin, si seli e shtetit, është para së gjithash akt shtetëror dhe adresa e parë e Republikës së Kosovës, pra element i shtetësisë. Me këtë ligj Prishtina merr obligime shtesë, porse ajo edhe përfiton grante qeveritare shtesë që ndikojnë në ngritjen e cilësisë së jetës së prishtinasve”, ka thënë Kryeministri Haradinaj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz