Në emisionin e djeshëm ‘E Diela Shqiptare’ zonja Eglantina ka treguar historinë e saj rrënqethëse se si e kanë rrëmbyer kur ishte fare e re në moshë me qëllim që t’i trafikonin organet, dhunën në familje para kësaj targjedie dhe se si ende kërkon vajzën e saj.

“Në vitet ’90 më kanë marrë marrë peng. Kam ndenjur dy muaj në një karrige me pranga në duar e në këmbë në Patos. Ky është dhe motivi që unë e kam lënë vajzën. Ngjarja ka ndodhur në fund të vitit 1991. Ishim 4 vajza që na mbajtën peng për të na shitur organet. Unë dhe një vajzë tjetër jetojmë, ndërsa dy vajzat e tjera kanë vdekur. Unë pësova një temperaturë të lartë dhe ata thanë që këtë nuk e transportojmë në Itali. Kështu shpëtova. Pastaj, në shkurt të vitit 1992 mua më shesin në një familje irakiane në Greqi”, – ka treguar mes dhimbjesh Eglantina.

“Isha tek mamaja dhe vjen dikush e më nxjerr nga shtëpia në 11:30 të natës. Kam kaluar buzë kanalit në fshatin Suk 2, në Patos, Fier. Aty vjen një furgon përpara dhe më dalin 2 persona. Më lidhën duar e këmbë. Më pas në Greqi më shitën në një familje irakiane kurde, me një prej pjesëtarëve të së cilës u martova dhe ndërrova emrin. Atësia dhe mëmësia më shkruhej. Bahar Teme, ishte emri dhe mbiemri i ri. Me të ika nga Greqia në Suedi. Nuk pata fëmijë. Ai më dhunonte, nuk më jepte divorcin. Arrita të ndahesha nga ai dhe në dhjetor 1995 u njoha me një kosovar me të cilin kam dy fëmijë dhe jetojmë bashkë,”- ka vijuar Egla e cila ende vazhdon të kërkojë vajzën që la në Patos tek bashkëshorti i parë, në shtëpinë e të cilit ka përjetuar dhunë fizike nga ai dhe vjehrra. Burimi: joq.al

