back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaRegjionaleDrenasPolicia jep detajet për aksidentin fatal në Komoran

Policia jep detajet për aksidentin fatal në Komoran

Të ngjajshme

Netanyahu kërcënon liderin e ri suprem të Iranit: Izraeli…

Kryeministri i Izrael, Benjamin Netanyahu, ka lëshuar një paralajmërim...

Doku beson në përmbysje ndaj Real Madridit: Nëse ata shënuan tre, pse jo edhe ne?

Sulmuesi i Manchester City, Jérémy Doku, ka shprehur besim...

Zbulohet për herë të parë nga VV, cilat poste në qeveri Kurti ia kishte ofruar Osmanit?

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka deklaruar...

Në Komoran të Drenasit mbrëmë rreth orës 20 ka nodhur një aksident me fatalitet.

“Drejtuesi i veturës, mashkull shqiptar, derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar vetëaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi dhe pasagjeri mashkull shqiptar kanë humbur jetën. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, trupat e tyre me vendim të prokurorit, janë dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Policia raporton se vetëm 20 minuta më pas, gjegjësisht në ora 20 e 20 minuta po në Komoran ka ndodhur aksidenti tjetër në mes automjetit- autoambulancë dhe një kamioni.

“I dyshuari mashkull shqiptar derisa ishte duke drejtuar autoambulancën, në të cilën kishte një pacient, dyshohet nga pakujdesia ka goditur kamionin me targa të Bullgarisë të cilin ishte duke e drejtuar viktima mashkull shtetas i Bullgarisë”, raporton policia.

“Si pasojë e aksidentit, pacienti ka mbetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa lëndime kanë pësuar i dyshuari dhe tre pasagjerët (një femër dhe dy meshkuj shqiptarë) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. “Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz