BallinaLajmeHaradinaj-opozitës: U ka kapur panika, një orë e imja në punë, sa...

Haradinaj-opozitës: U ka kapur panika, një orë e imja në punë, sa krejt vitet tuaja (Video/Foto)

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Ramush Haradinaj ka folur para qytetarëve të cilët po marrin pjesë në hapjen e fushatës së AAK-së në Prishtinë.

Ai ka thënë se çdo problem i qytetarit të Kosovës do të jetë obligim dhe detyrë për t`u zgjidhur.

Haradinaj ka folur edhe për opozitën dhe deklaratat e anëtarëve të tyre që po flasin rreth kohës sa mund të qeverisë Haradinaj.

Lidhur me këtë, kryeministri është përgjigjur: “Kosovë, një orë e Ramushit është sa shumë vite të tyre në qeverisje. I ka kapur panika se e dinë në kohë sa kemi me iu ikë përpara duke iu prirë sepse nuk mund të na përcjellin prej opozitës, nuk kanë mundësi e as parametra”, ka thënë ai, raporton Indeksonline.

Më poshtë gjeni pjesë të fjalimit të Haradinajt:

Ardhja juaj sot në numër kaq të madh është një nder për mua dhe ne po i bëjmë nder Kosovës. Demokracinë tonë që po shënon rezultate në mbajtjen e zgjedhjeve të mira, besoj se edhe këto do të jenë më të mira se ato parlamentare.

Kosovës i ka munguar qeverisja që kryen punë. Një qeverisje që temat, punët që janë në interes të qytetarit, të gjitha i pranon si obligime, nuk i ndan, nuk i përzgjedhë vetëm të mirat e të lehtat por i pranon të gjitha që janë interes i qytetarit. Kjo po ndodhë tani në Kosovë, kjo është kuptuar drejtë nga ata që më kanë besuar. Detyra ime, detyra jonë, e secilit në Kosovë është që secilin hall të qeverisjes ta kuptojnë që temat e qytetarit janë detyrë e jona dhe duhet t`i zgjidhim në atë mënyrë që të jenë të qëndrueshme dhe të mos na rikthehen prapë në tavolinë. Këtë po e bëjmë çdo ditë.

U tha më herët se Kosova ka njerëz, ka resurse, ka miq, por jo çdoherë njerëzit e mirë të Kosovës i kanë marrë përgjegjësitë, jo çdoherë e drejta është besuar. Pse? Ka shume në Kosovë që shesin moral në mënyrat më të çuditshme, por e vërteta është ndryshe. I kam dëgjuar partitë opozitare për kritikat, unë kam bë një betim. Nuk kthehem mbrapa me i sha ata para meje që ishin në punë. Nuk ma lejon as nderi im, as i familjes, por as i AAK-së si parti e djathtë edhe në Kosovë edhe në botë ne do t`i mbështetim aleatët tonë. Për shkak se e dimë si ka ardhur Kosova këtu. Plot lëvizje kanë qenë kundër bombardimeve të NATO-s dhe e kanë përkrahur Millosheviqin. Unë e di pse harrojnë, sepse kanë hy borxh në adresa të gabuara, jo prej atyre që kanë rrugëtuar me Kosovën. Çka po bën sot Kosova? Kosova i don njerëzit e vetë të gjitha partive, po ashtu Kosovën nuk mund ta mashtrojë askush. Ata që mendojnë se kanë marrë besim dhe iu lejohet ta keqpërdorin atë besim, kanë me u bindë qytetari i lexon drejtë ata. Ata që punojnë me besnikëri, ky vend do ua shpërblejë.

Plot njerëz po thonë “i tregojmë Ramushit, i ka kaq ditë e kaq muaj”, por mos harroni Kosovë, një orë e Ramushit është sa shumë vite të tyre.

Disa më njohin në punë, e i ka kapu panika se e dinë në kohë sa kemi me iu ikë përpra duke iu prirë sepse nuk mund të na përcjellin prej opozitës, nuk kanë mundësi e as parametra.

  Kandidati i AAK-së për Prishtinën, Arbër Vllahiu në fjalën e tij në hapjen e fushatës ka thënë se AAK-ja dhe njerëzit e saj do ta bëjnë ndryshimin dhe do të gjejnë zgjidhje për ato probleme që të tjerët nuk kanë arritur t`i zgjidhin për 18 vite.

Vllahiu ka thënë se Prishtina do të kthehet në një metropol dhe do të arrijë të jetë vend i kulturës dhe sportit, raporton Indeksonline.

Mbi të gjitha, Vllahiu është shprehur se AAK-ja do të udhëheqë me qytetarin dhe çdo problem do të zgjidhet për ta.

“Kosova ka nisur me forcën e mendjes, me dashurinë për vendin, me vizionin për të ardhmen e saj, ka nisur me njeriun e saj, Ramush Haradinaj.  Ka ardhur koha ta bëjmë Kosovën me njerëzit e saj dhe kemi nisë ta ndryshojmë këtë vend, t`ia kthejmë qytetarit vendin e tij. Kosova ka nisur të ndryshojë dhe do të ndryshojë edhe Prishtina dhe qytetet tjera. Ka nisur ndryshimi me AAK-së. Po vimë të hapim vende për punëism, sigurim për qytetin, me zgjidhë atë që nuk e kanë zgjidhë deri sot. Mb itë gjitha, po vmë me udhëheq me qytetarin, prandaj bashkohuni me ne sepse do i kryejmë të gjitha punët që të tjerët nuk i kanë kryer për 18 vite. Do sjellim më shumë zhvillim, e më shumë dinjitet. Ne nuk do t`iu japim më premtime qytetarëve, por mendojmë t`iu japim zgjidhje për secilin problem, për secilin qytetar. Po vimë që Prishtinën ta bëjmë kryeqytet”, ka thënë ai./Indeksonline/

Qytetarë të shumtë, përkrahës të AAK-së janë mbledhur në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë.

Aty kanë arritur edhe anëtarë të AAK-së, bashkë me kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do e bëjë sot hapjen e fushatës në Prishtinë.

Aty pritet të marrë pjesë edhe kreu i AAK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Hapja do të mbahet në orën 14:00, në sallën “1 Tetori” në kryeqytet, ndërsa deri tani janë mbledhur para kësaj salle shumë simpatizantë të AAK-së, raporton Indeksonline.

Një numër i madh i tyre po presin që të futen në sallë dhe të qëndrojnë gjatë hapjes zyrtare të fushatës./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz