back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaRegjionaleDrenasArta Ahmeti, politikanja që po synon ta rrëzoj nga froni Ramiz Lladrovcin...

Arta Ahmeti, politikanja që po synon ta rrëzoj nga froni Ramiz Lladrovcin (FOTO)

Të ngjajshme

Kosova e fillon fortë keq kampanjën e kualifikimeve për Botëror, Zvicra si Zvicra

Ishte ndeshja e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, por...

Dajaku i ashpër me kritika pas humbjes së turpshme të Kosovës

Analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit”, Taulant Dajaku...

Zbulimet që po ndryshojnë mënyrën se si trajtojmë zemrën

Mjekët, shkencëtarët dhe kërkuesit në takimin vjetor të Shoqatës Europiane të...

Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës për kryetare të Drenasit ka nimunuar Arta Ahmetin.

33-vjeçarja nga Zabeli i Ulët është juriste me profesion.

Një një prononcim për DrenicaPress, zonja Ahmeti ka treguar arsyet pse ka vendosur që të kandidoj për kryetare të Drenasit.

“Duke pas parasysh zhgënjimin e qytetarëve të Drenasit me qevrisjen e dritanishme dhe nevojen për ndryshim të politikave qeverisëse në nivel lokal kam vendosur që t’i hyjë kësaj gare”, ka thënë Arta për DrenicaPress.

E pyetur rreth qeverisjes së deritanishme në Drenas, ajo ka thënë se kjo qeverisje lë shumë për të dëshiruar.

“Unë preferoj të flas për alternativen time qeverisëse por pasi pyetja juaj është kaq direkte do të përgjigjem me një fjali,qeverisja aktuale lë shumë për të dëshiruar”, është shprehur Ahmeti.

Më tej Arta shton se Drenasi me të si kryetare do te jetë një perspektivë për punësimin e qytetarëve të Drenasit.

“Nën qeverisjen time Drenasi do të duket ashtu si e meriton të duket Drenasi, duke pasur parasysh kontributin dhe sakrificen që kjo trevë ka dhënë në çlirimin dhe shtetndëtimin e vendit”, ka premtuar Ahmeti.

Kurse prioritet i zonjës Ahmeti si kryetare e Drenasit do të ketë krijimi i një klime të mirë për ivenstitorët e huaj dhe vendor.

“Prioritet i imi do të jetë krijimi i një klime të mirë për investitorët e huaj dhe ata vendor me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës. Përmirësimi i kushteve dhe ngritja e cilësisë në arsim, shëndetësia, transparenca dhe llogaridhënja. Do të jap gjithë potencialin tim energjik dhe intelektual që qytetarët e Drenasit të kenë një jetë të dinjitetshme”, ka thënë Ahmeti./Drenicapress.info/

Fotografia e AAK-Drenas

Fotografia e Arta Ahmeti

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz