back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaRegjionaleDrenasPërurohet libri që i kushtohet xeherorëve të nikelit i Akademik Minir Dushi

Përurohet libri që i kushtohet xeherorëve të nikelit i Akademik Minir Dushi

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Të martën ne Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, është bërë përurimi i librit “Xeherorët e Nikelit-Kobaltit të vendit tonë” i Akademikut dhe profesorit universitar, Minir Dushi. Në përurim merrnin pjesë, nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj, Akademiku, Minir Dushi, recensent të librit, Isuf Kransiqi e Shyqeri Kelmendi, familjarë e shumë qytetarë.

Ne emër të kryetarit Lladrovci, fjalë falënderuese për autorin dhe të pranishmit, foli nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj i cili tha se Komuna e Drenasit ndjehet e privilegjuar qe një profesor universiteti, anëtarë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, njëherit një Akademik sikurse është Minir Dushi të bëjë përurimin e një libri aq të pasuruar me të dhënat e pasurive nëntokësore që ka Kosova.

Ndërsa ne emër të Komunës, ka folur zëdhënësi i Komunës, Bekim Dobra i cili tha se “nga sot studiuesit e rinj, inxhinieret e xehetarisë dhe gjithë ata që dëshirojnë të hulumtojnë për pasuritë nëntokësore të nikelit dhe kobaltit, kanë këtë studim para vetës, një pasuri studimi të hollësishëm e të pasuruar me të dhëna, qe më se miri ka ditur të shkruaj me aq profesionalizëm, Akademiku që fatmirësisht ende kemi pran nesh, profesor Minir Dushi”, ka thënë ai.

Recensenti i librit, profesori universitar, Isuf Krasniqi para të pranishmëve ka folur për krijimtarinë e Akademikut Dushi, ndërsa profesori universitar Shyqyri Kelmendi ka folur rreth librit të autorit, duke thënë se Akademik Dushi me përkushtim tre vjeçar, duke hulumtuar arkivat edhe ne Beograd, ndonëse ne moshë të shtyer, ka arritur të përfundoj këtë libër studimi. Në fund të takimit, ka folur Akademik Minir Dushi, i cili ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar ne realizimin e këtij libri, posaçërisht Komunën e Drenasit qe me dëshirën me të madhe ka pranuar që libri i tij të përurohet ne ambientet e Komunës me qytetarët e saj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz