BallinaLajmeKEK'u rinis nxjerrjen e thëngjillit, pas marrëveshjes mes Qeverisë e banorëve të...

KEK’u rinis nxjerrjen e thëngjillit, pas marrëveshjes mes Qeverisë e banorëve të Shipitullës e Hades

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Pas arritjes së marrëveshjes mes Qeverisë Haradinaj me banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade, tashmë ka rinisur nxerrja e thëngjillit në KEK.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i stafit të kryeministrit, Avni Arifi.

Ai ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” se “ekskavatorët pas 14 muajsh pauzimi sonte filluan nxjerrjen e thëngjillit të domosdoshëm për vendin dhe qytetarët”.

“Kjo marrëveshje e arritur sot në mes të Kryeministrit Haradinaj dhe banorëve të Shipitullës dhe Hades është garanci se KEK-u do të ketë thëngjill të mjaftueshëm këtë dimër”, ka shkruar Arifi.

Shkrimi i plotë i Arifit:

DORA E SHTETIT!!

Sot rifilloj punën mihja në KEK. Sot u pa dora e shtetit të Kosovës. Ekskavatorët pas 14 muajsh pauzimi të shtrenjtë sonte filluan nxjerrjen e thëngjillit të domosdoshëm për vendin dhe qytetarët. Kur ndalet prodhimi i energjisë ne blloqe, Kosova humbe rreth 500 mije euro ne dite tha njëri nga drejtorët e KEK-ut. Kjo marrëveshje e arritur sot në mes të Kryeministrit Haradinaj dhe banorëve të Shipitullës dhe Hades është garanci se KEK-u do të ketë thëngjill të mjaftueshëm këtë dimër.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz