BallinaLajmeBanorët e Dardanisë e akuzojnë për tortura gjatë luftës ministrin Rikallo

Banorët e Dardanisë e akuzojnë për tortura gjatë luftës ministrin Rikallo

Të ngjajshme

Gruda për Presidentin: VV ka rënë pre e standardit të ndërtuar vet, tallje me proceset politike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda sonte...

Të jashtëzakonshëm Barça, Raphinha shënon ndaj Newcastle

Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e epërsisë ndaj...

Start fantastik, Barcelona kalon shpejt në epërsi ndaj Newcastle

Barcelona ka arritur herët në epërsi ndaj Newcastle. Ishte Raphinha...

Rasti i rëndë i 5-vjeçarit në Lipjan, reagon Action for Mothers and Children

Organizata Action for Mothers and Children ka shprehur shqetësim...

Konjufca telefonon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara, dënon sulmet e Iranit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme...

Ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikallo, po akuzohet për torturim të qytetarëve të Prishtinës gjatë kohës së luftës.

Banorët e një ndërtese në Kurriz të Dardanisë kanë rrëfyer për KTV torturat që thonë se Rikallo ka bërë, dhe faktin që ai gjithmonë aty është shfaqur me uniformë dhe i armatosur.

Edhe pse kanë kaluar gati dy dekada, Fexhrije Beqiri mund ta kujtojë fytyrën e Nenad Rikallos, i emëruar ministër i Bujqësisë në qeverinë e Ramush Haradinajt.

Familja Beqiri jeton në katin e shtatë të kësaj ndërtesë në Kurriz të Dardanisë tash e disa dekada. Në katin e njëjtë, në numër 45, jetonte edhe Nenad Rikallo.

Gjithçka që mund të kujtojë zonja Beqiri nga Rikallo, atëherë i ri, janë torturat dhe maltretimet ndaj banorëve shqiptarë.

Djali i saj, Festimi, i ka të freskëta përjetimet për dy skena të torturave nga Rikallo, e njëra prej tyre përfshin edhe drejtimin e armës ndaj babait të tij, tashmë të ndjerë.

Në secilin kat të kësaj ndërtese ka banorë që kujtojnë tmerrin e përjetuar nga e gjithë familja Rikallo.

Ata që pranojnë të flasin e kujtojnë ta kenë parë ministrin e ri, gjithmonë në uniformë.

Banorët këtu janë shokuar kur e kanë parë Rikallon të jetë renditur në mesin e ministrave të qeverisë së re dhe kërkojnë largimin e tij të menjëhershëm.

Rikallo është pjesë e Listës Serbe dhe deri para pak kohësh ka shërbyer si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ai nuk u është përgjigjur thirrjeve për koment ndaj akuzave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz