BallinaLajmeKryeministri Haradinaj pranon urim nga kryeministri i Finlandës, Juha Sipila

Kryeministri Haradinaj pranon urim nga kryeministri i Finlandës, Juha Sipila

Të ngjajshme

Barcelona e “shkatërron” Newcastlen në ndeshjen e kthimit, avancon në çerekfinale

Barcelona është çerekfinalisti i radhës në Ligën e Kampionëve...

Çfarë po ndodhë me skuadrat angleze? “Shpartallohet” edhe Newcastle Unitedit

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të thellë 7:2...

Në këtë rrugë të Prishtinës sonte ndërpritet furnizimi me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, njofton se sonte,...

Mos dilni pa krem mbrojtës nga dielli nga marsi deri në tetor

Banorët në Mbretërinë e Bashkuar po këshillohen të tregohen...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë telegram urimi nga kryeministri i Finlandës, Juha Sipila për detyrën e re në krye të Qeverisë.

Në telegramin e urimit thuhet:

Shkëlqesia e tij,
Ramush Haradinaj
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Në emër të Qeverisë së Finlandës, dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë t’ju shpreh urimet e mia më të sinqerta me rastin e emërimit tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe për emërimin e kabinetit tuaj të ministrave.

Marrëdhëniet dypalëshe midis Finlandës dhe Kosovës janë të shkëlqyera dhe shpresoj që të vazhdojë ky bashkëpunimi midis vendeve tona. Finlanda mbështet plotësisht perspektivën evropiane të Kosovës.

Unë pres që të bashkëpunoj me ju dhe ju uroj shumë suksese në zbatimin e përgjegjësive të rëndësishme si Kryeministër.
Ju lutem, Shkëlqesia juaj, pranoni konsideratat e mia më të larta.

Juha Sipila
Kryeministër i Republikës së Finlandës

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz