back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKorab Sejdiu tregon nëse do t'i bashkohet VV-së

Korab Sejdiu tregon nëse do t’i bashkohet VV-së

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës në të cilën u zgjodh kryeministër Ramush Haradinaj, ish deputeti i Aleaanca Kosova e Re, Korab Sejdiu u pa i afërt me kandidatin për kryeministër të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke shtuar dilemat nëse Sejdiu do t’i bashkohet këtij subjekti.

Por në një pronocim për albeu.com deputeti i pavarur Korab Sejdiu është shprehur se do të vazhdojë të qëndrojë i pavarur. E megjithatë ai ka thënë se ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me të gjithë deputetët, përfshirë edhe ata të Vetëvendosjes.

Ndërkaq në lidhje me afërsinë me Albin Kurtin, Sejdiu u shpreh: “ Me z. Kurti kam një shoqëri mjaft të gjatë, mendoj nga viti 1998-99, prandaj është e natyrshme që të kemi takime rasti në Kuvend.”
Ai ka shtuar gjithashtu se tashmë ende nuk e ka vendosur nëse do ta vazhdojë karrierën si politikan por ka nënvizuar se në rast merr një vendim që të jetë në politikë atëherë nuk do të qëndrojë i pavarur por do t’i bashkohet një subjekti politik.

Ndërkaq në lidhje me versionin aktual të marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Sejdiu thotë se deputetët ende nuk kanë qasje nga dokumenti që është shqyrtuar nga legjislacioni i kaluar.

“Por, nëse demarkacioni paraqitet sërish në Kuvend, atëherë, do të bëj çmos që të analizoj çështjen në mënyrë të mirëfilltë, dhe të marr qëndrim të përgjegjshëm lidhur me këtë çështje shumë të rëndesishme për vendin.” tha Sejdiu.

Largimi i AKR-së nga koalicioni LAA dhe bashkëpunimi i saj me koalicionin PAN është edhe arsyeja e largimit të Korab Sejdiut nga AKR. Largimi i tij e befasoi deputetin e AKR-së, Labinot Tahiri i cili në një pronocim për mediat i dukej e pabesueshme dhe tha se Korab Sejdiu nuk është larguar nga AKR./albeu.com/

Të Fundit

Sport

ShowBiz