BallinaLajmeHaradinaj i quan gazetarët të pashkolluar, ja çfarë gabime bën ministri i...

Haradinaj i quan gazetarët të pashkolluar, ja çfarë gabime bën ministri i tij (Foto)

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Me ofendime është përgjigjur kryeministri Ramush Haradinaj në një pyetje të një gazetareje rreth qëndrimit të SHBA’së për shkarkimin që shefi i ekzekutivit ia bëri Komisionit Shtetëror për Demarkacion.

Haradinaj ka deklaruar se gazetarët janë të pashkolluar. E ketë e ka thënë në prani të Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, që mbase shkollën e ka përfunduar, por që ende nuk di të shkruajë.

Pal Lekaj, i përzgjedhur nga Kryeministri Ramush Haradinaj për të drejtuar Ministrinë e Infrastrukturës, me profesion mjek, vazhdimisht në deklarimet e tij ka shfaqur mangësi elementare të njohjes së gjuhës shqipe. Përveç në shqiptimin e fjalëve, Lekaj disa herë ka çaluar edhe në shkrimet e tij, shkruan Gazeta Express.

Para më pak se katër muaj, Ministri i Infrastrukturës, që në zgjedhjet e fundit doli të jetë një prej deputetëve më të votuar në AAK, gjatë deklarimit të pasurisë në katër rreshta të shkruara në formular ka nga një gabim drejtshkrimor pothuajse në secilën fjali.

Forma e drejtë e shkrimit të tij: “Pasuria, e cila ka qenë e deklaruar vitin e kaluar, në formularin e deklarimit të pasurisë, tani nuk është ashtu për arsye se ka qenë pronë e përbashkët, ndërsa tani jemi ndarë me vëllezërit. Kredinë e kam marrë për blerjen e një banese, me 87 metra katrorë, të cilën jam duke e paguar me këste. Kredinë e kam marrë për 10 vjet dhe vlera totale e kredisë është 75 mijë euro”.

Përveçse askund nuk e kishte vendosur shkronjën “ë”, në disa raste atë e ka zëvendësuar me shkronjën “e”. Por, Lekaj edhe shkronjën “e” shpesh e ka vendosur fare pa nevojë, duke ia humbur kuptimin fjalisë.

Ministrit Lekaj i ishte bërë shumë i famshëm një fjalim i tij në një tubim protestues të opozitës së kaluar, kur ish-kryetari i Gjakovës nuk dinte të shqiptonte fjalën “demarkacioni”, ndonëse kishte dalë për të protestuar kundër tij.

Mbase, Kryeministri Ramush Haradinaj fillimisht do të duhej që Ministrit të tij t’ia kujtonte që të “shkojë më shumë në shkollë, e të shohë çfarë po thonë ata për drejtshkrimin”. /GazetaExpress/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz