back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeNepali merr 500 milionë dollarë nga MCC-ja, Kosova veç 49 milionë për...

Nepali merr 500 milionë dollarë nga MCC-ja, Kosova veç 49 milionë për shkak të mos luftimit të korrupsionit

Të ngjajshme

Turqia arreston gjashtë të dyshuar për spiunazh për Iranin

Autoritetet turke kanë arrestuar gjashtë persona, përfshirë një shtetas...

Shteti i Nepalit ka marrë 500 milionë dollarë donacion nga Agjencioni Federal Amerikan “Korporata e Sfidave të Mileniumit” [MCC], për të cilat ka luftuar edhe Kosova, por ka përfunduar vetëm me 49 milionë dollarë, shkak i mangësive në sundimin e ligjit dhe dobësive ekonomike.

Në vend të 500 milionë dollarëve, Kosova përfundoi me donacion prej 49 milionë dollarëve nga MCC-ja, për të cilat në Amerikë ka udhëtuar presidenti Hashim Thaçi, ndërsa për 500 milionë dollarët për Nepalin do të jetë prezent ministri i financave të këtij shteti, transmeton Koha.net.

Në njoftimin e MCC-së për ndarjen e 500 milionë dollarëve për Nepalin thuhet ky shtet ka avancuar në sundim të ligjit, në lirinë ekonomike dhe ka investuar në popullin e saj.

Ky është granti më i madh i MCC-së dhe jepet përmes përzgjedhjes garuese mes vendeve të varfra që janë qeverisur më së miri.

49 milionë dollarët do të përqendrohen kryesisht në përmirësimin e energjisë elektrike dhe në projekte për transparencë dhe qeverisje të përgjegjshme në Kosovë./Koha.net

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz