back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaBotëRrëfimi i të riut mysliman nga Mianmari i cili e kishte parë...

Rrëfimi i të riut mysliman nga Mianmari i cili e kishte parë horrorin me sy (Foto)

Të ngjajshme

Rrëfimi i ndjerë i gruas së Bruce Willis: “Në atë moment doja të ikja”

Emma Heming Willis, bashkëshortja e aktorit legjendar Bruce Willis,...

Rrëfimi i ndjerë i gruas së Bruce Willis: “Në atë moment doja të ikja”

Emma Heming Willis, bashkëshortja e aktorit legjendar Bruce Willis,...

Izmaku: S’ka pasur kushte nga NISMA, as takime të reja me VV-në

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, deklaroi se NISMA...

Netanyahu i bën thirrje Katarit që “t’i dëbojë terroristët”

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje Katarit që...

Rahimol, 22 vjeç, vjen nga fshati Foira, i shtetit të Rakhines të Mianmarit i cili e lëshoi pak javë më parë.  

Emri im është Rahimol Mustafa dhe jam 22 vjeç. Para se të mbërrija këtu, isha student në medresenë lokale. Isha i gëzuar me performancën time në studimet fetare, u mësoja edhe fëmijëve të vegjël, pasi shumica prej tyre me të cilët kam jetuar ishin të paarsimuar, raportoi “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.

Qëllimi im ishte që të bëhesha mësues dhe isha shumë i lumtur në fshatin tim të Foiras, derisa erdhi ushtria.

Ishte ora 3:00 e mëngjesit kur ushtria filloi të qëllonte me armë në fshatin tonë dhe të digjte shtëpitë tona. Nuk mund të largohemi nga shtëpia, sepse në rast se të shihnin atehërë ata të gjuanin me armë, dhe kështu ne u fshehëm brenda.

Përfundimisht, ata arritën në shtëpinë tonë dhe filluan të gjuajnë me armë përmes dritares, një plumb goditi gjurin tim. Shumë njerëz nga fshati ynë vdiqën atë natë. Unë personalisht pashë tre fqinjë të vrarë.

Babai im dhe vëllai më çuan në një spital për trajtim mjekësor, por spitali nuk do të më pranonte për shkak të luftimeve, kështu që të afërmit e mi më çuan në Bangladesh. Ata më çuan nëpër male për të shmangur ushtrinë.

Ishte një udhëtim shumë i gjatë dhe i dhimbshëm dhe plaga ime u infektua rëndë. U ndjeva i trishtuar.

Unë u jam mirënjohës shtetit të Bangladeshit që na ka ofruar sigurinë dhe ndihmën mjekësore nga MSF (Doktorët pa Kufij, që shpesh njihet nga inicialet franceze), por nuk kemi strehim e as të ardhme. Ne do të kemi një të ardhme vetëm nëse ka paqe në shtëpinë tonë.

Gjendja e Rohingyave të Mianmarit

Pothuajse 300,000 Rohingya, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë ikur në Bangladesh javët e fundit si rezultat i dhunës pa dallim ndaj popullsisë civile të kryer nga ushtria e Mianmarit.

Organizata e OKB-së dhe organizata të tjera të të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar se eksodi masiv pas vrasjeve, përdhunimeve dhe fshatrave të djegura janë shenjat e “spastrimit etnik”, duke i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të ushtrojë presion mbi Aung San Suu Kyi dhe qeverinë e saj për t’i dhënë fund dhunës./Periskopi/

Rahimol Mustafa.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz