“Të dashur nxënës, mësimdhënës dhe prindër,
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, shfrytëzoj rastin të ju uroj përzemërsisht.
Po e filloj këtë urim me një thënie të Nelson Mandelas “Edukimi është arma më e fortë, me të cilën mund ta ndryshoni botën”, duke besuar fuqishëm në këtë thënie – uroj që ju të dashur nxënës të edukoheni për të mirën tuaj, vendit tuaj dhe botës.
Shkollimi në vendin tonë dikur ka qenë mision i shenjtë i cili është mundësuar nga misionar patriot, që duke u vetmohuar kan mësuar popullin tonë shkrim dhe lexim – i tillë ishte edhe gjyshi im hero Shaban Jashari, nga i cili kam mësuar për rëndësinë e shkollimit të një populli.
Andaj edhe sot që rrethanat kan ndryshuar për të mirë, prioritet duhet përcaktuar shkollimin e juve të dashur nxënës – juve që do ti jepni kuptim edhe sakrificës shekullore të kombit tonë për shkollim, juve që nesër do të udhëheqni këtë vend, juve që do të na bëni krenar edhe neve…
Duke besuar në përkushtimin e mësimdhënësve dhe prindërve, uroj që dituria të gjejë strehë në mendjet tuaja të dashur nxënës dhe që ky vit shkollor të jet i mbarë dhe sa më i frytshëm.
Sinqerisht,
I juaji,
Bekim Jashari”