back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaKulturëFilmi “Babai”, pjesë e Crossing Europe në Linz të Austrisë

Filmi “Babai”, pjesë e Crossing Europe në Linz të Austrisë

Të ngjajshme

Ky është kandidati që mori rekord votash nga diaspora

Pas përfundimit të numërimit të votave të mërgatës, Sokol...

Vrasja e Senavicius – A ishte i suksesshëm operacioni policor në Veri?

Njësiti Special i Policisë, zbarkoi në veriun e Kosovës...

Ndarja nga Leo, Lela thyen heshtjen

Pas ditëve të spekulimeve që mbushën rrjetet sociale, Lela...

Numërohen votat e diasporës në Prishtinë – ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me postë në komunën...

Era ‘dridh’ Instagramin me paraqitjen e fundit, po duket mahnitëse

Era Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura...

Festivali Crossing Europe sivjet sjellë filma nga 35 shtete evropiane, në një program me plot premiera dhe më pas në natën e fundit me ndarjen e çmimeve.

Nga data 20 e deri me 25 prill, Linzi i Austrisë do të jetë vendi i filmave evropianë, i atyre më të mirëve të përzgjedhur për të marrë pjesë në Festivalin Crossing Europe.

Filmi “Babai” me regji nga Visar Morina është në mesin e 11-të filmave të metrazhit të gjatë që konkurrojnë në garën e trillerëve, ndërsa filmi “Gruaja e mirë” nga Mirjana Karanoviq nga Serbia është në mesin e gjashtë filmave që hapin natën e parë të festivalit në Austri, shkruan KultPlus.

“Babai” e shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.

Festivali Crossing Europe sivjet sjellë filma nga 35 shtete evropiane, në një program me plot premiera dhe më pas në natën e fundit me ndarjen e çmimeve. /KultPlus/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz