back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeTaksistja e parë dhe vetme e Afganistanit (Video)

Taksistja e parë dhe vetme e Afganistanit (Video)

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Njihuni me taksisten e parë dhe të vetme në Afganistan, Sara Bohayi.

“Në Afganistan gruaja është një hiç, tërë kohën rri në shtëpi. Gratë janë injorante dhe të prapambetura. Janë të izoluara nga bota, nuk më pëlqejnë”, ka thënë Sara, taksistja e parë dhe vetme e Afganistanit.

Për shkak të ligjeve të rrepta fetare, Sara nuk mund t’i vozisë burrat, e madje nuk mund të vozisë kur të bjerë terri në tokë, transmeton Express.

“Nëse një grua e vozit një burrë, kjo gjë nuk është sipas islamit por nëse e vozit një grua tjetër, atëherë është krejt në rregull”, ka thënë një burrë afgan.

Por të qenit shofere taksi në këtë vend është biznes i rrezikshëm

“Të vozitesh në Afganistan është rrezik. Madje edhe shoferët vriten!”, ka thënë një tjetër burrë afgan.

Saras i është dashur ta blinte një revole për ta mbrojtur veten nga kriminelët dhe militantët talibanë.

“Në Afganistan gratë përballen me shumë rreziqe. Ato nuk mund të punojnë në kushte kaq të vështira. Cdo ditë e rrezikoj jetën duke punuar”, ka thënë ajo.

Sara nuk është martuar asnjëherë dhe para shtatë viteve vendosi të bëhej taksiste për të fituar para për familjen.

“Jam e dashuruar, por me zotin. Nuk kam kohë ta dashuroj tjetër kënd. Jam përgjegjëse për tërë familjen time. Nuk kam pasur kohë të dashurohem me askënd tjetër veç Zotit”, ka shtuar ajo.

Sara është bërë e famshme dhe e respektuar duke dëshmuar se një grua mund të punojë në Afganistan. /Express/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz