back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmePDK: Kriminelët e Vetëvendosjes kanë rrahur bashkëshorten e Blerand Stavilecit

PDK: Kriminelët e Vetëvendosjes kanë rrahur bashkëshorten e Blerand Stavilecit

Të ngjajshme

Hykmete Bajrami për Albin Kurtin: Fundi i tij politik ka nisur më 9 shkurt dhe përfundon më 28 dhjetor

Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit...

Policia dhe Ambasada Amerikane me ushtrim për reagim ndaj krizave

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim dhe...

Tahiri: Më 1 janar rritet tatimi në pronë, këtë mund ta ndalim me 28 dhjetor

Kandidati për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard...

Cilësia e ndotjes së ajrit në botë, ja ku renditet sonte Prishtina

Prishtina po renditet e 21-ta në botë për nga...

I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të parë në gjykatë

22-vjeçari nga Utah, i akuzuar për vrasjen e Charlie...

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë në një konferencë të jashtëzakonshme se bashkëshortja e ministrit dhe zyrtarit të kësaj partie Blerand Stavilecit është rrahur nga “kriminelë të Vetëvendosjes”.

Sipas Ismailit, pas sulmit bashkëshortes së Stavilecit i është thënë që të porosisë bashkëshortin e saj të mos flasë më për udhëheqjen e Prishtinës.

“Sot, në mesdite, kriminelet e Vetëvendosjes kane sulmuar dhe rrahur brutalisht, bashkëshorten e ministrit, kolegut dhe bashkëpartiakut tonë në PDK, Blerand Stavileci. Zonja Vitore Metaj Stavileci, para se të jetë bashkëshortja e një politikani, është nënë, është motra e dikujt dhe është një grua shqiptare. Ajo, pas lëndimeve të marra, po trajtohet në qendrën emergjente të QKUK-së. Ne, kolegët dhe miqtë e familjes Stavileci, qëndrojmë pranë tyre në këtë moment të vështirë duke i dëshiruar shërim sa më të shpejt Vitores dhe tejkalim të kësaj ngjarje të rëndë, qartazi të porositur nga grupe politike kriminale, nga njerëz që duan ta helmojnë e shkatërrojnë shtetin dhe te terrorizojnë familjet e çdokujt që nuk mendon si ta. Blerand Stavileci, kohëve të fundit ka qenë një prej zërave më të theksuar për mos punën dhe keqpërdorimet e shumta në Komunën e Prishtinës nga zyrtarët më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje. Kurse, pas sulmit fizik, Vitores i është thënë qe t’i përcjell porosi Blerandit, duke kërkuar të mos flet më, se është duke folur shumë dhe nuk duhet të flas më”, ka thënë nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili.

Blerta Deliu-Kodra, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se PDK kërkon nga organet e rendit të kapë sa më parë autorët e rrahjes së Vitore Stavilecit.

“Kërkojmë që sa më parë të vihet në rend drejtësia. Organet e rendit duhet të kapin autorët e kësaj rrahjeje”, ka thënë Deliu duke akuzuar Vetëvendosjen se e ka kryer rrahjen.

Deliu ka thënë se ky qëndrim i tyre, ka nisur fillimisht me diskurs të urrejtjes e tani po kthehet në dhunë.

“Ata po djegin vetura private, po shkatërrojna prona private.Kjo është e papranueshme nga PDK-ja, që të tolerohet gjuha e urrejtjes nga Vetëvendosja”, ka thënë ajo duke shtuar se gjithçka nisi si gjuhë politike dhe diskurs i urrejtjes e tani u kthye në dhunë të ashpër.

Bashkëshortja e Stavilecit pas lëndimeve të marra nga sulmi i sotëm po trajtohet në QKUK. Sipas Ismailit, ajo ishte duke dalë nga shtëpia për t’u takuar me bashkëshortin për të festuar përvjetorin e martesës. Ismaili ka thënë se Vitore Stavileci u sulmua në afërsi të shtëpisë së saj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz