BallinaLajmePavarësisht dështimeve vazhdojnë me Veselin

Pavarësisht dështimeve vazhdojnë me Veselin

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kadri Veseli është kandidat i vetëm i koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit, pavarësisht se deri më tani nuk ka arritur t’i sigurojë votat e nevojshme të deputetëve. Drejtues të këtij koalicioni thonë se s’kanë emër tjetër për kryekuvendar, ndonëse opozita është shprehur e gatshme t’ua votojë një kandidat tjetër, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Koalicioni PAN nuk do ta ndërrojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, pavarësisht se Kadri Veseli nuk po përkrahet nga shumica e ligjvënësve, përkatësisht nga deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje” dhe të koalicionit LAA.

Deputeti i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, njëherësh kandidat i këtij subjekti politik për kryeministër të vendit, në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës (të enjten e kaluar) ka ftuar koalicionin PAN që të dalë me emrin e një kandidati tjetër për kryeparlamentar, pasi që, sipas tij, Veseli nuk po arrin t’i sigurojë së paku 61 vota të deputetëve, shkruan tutje “Zëri”.

Por ish-nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili njëherësh është deputet i PDK-së në Kuvend, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se janë të vendosur që të vazhdojnë me kandidaturën e Veselit.

“Ne kemi vendosur për një kandidat për kryeparlamentar dhe nuk do ta ndërrojmë”, ka thënë Haliti, duke shtuar se tashmë kanë filluar bisedimet politike për t’i siguruar së paku 61 vota në Kuvend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz