back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeRritet çmimi i naftës: Ja për sa për qind

Rritet çmimi i naftës: Ja për sa për qind

Të ngjajshme

Hansi Flick i ‘shtyen’ bisedimet për kontratën e re me Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është shndërruar në figurën...

Hamza i kundërpërgjigjet Kurtit: Rritja e pagave me 50 për qind është e realizueshme

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Kush është Justina Shiroka Pula, gruaja e parë në krye të ASHAK-ut?

Akademikja Justina Shiroka Pula është zgjedhur kryetare e Akademisë...

Arifi: Dokumenti i Trumpit ua ka mshelë gojën rkejt rrenave

Ish-ambasadori Avni Arifi ka komentuar dokumentin e Trumpit, duke...

Aksident mes trenit dhe automjetit në Shtrubullovë të Drenasit, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Shtrubullovë, ku...

Nëpër të gjitha pikat e shitjes së derivateve është ngritur çmimi i naftës dhe i benzinës.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka lajmëruar se këto çmime janë rritur si pasojë e berëzës ndërkombëtare. Aktualisht çmimet në Kosovë janë, për naftë 1.03 cent dhe për benzinë 1.06 cent. Ekspertë të ekonomisë e vlerësojnë se mos-formimi i institucioneve po ndikon në të gjitha sferat dhe ata që po e pësojnë më keq janë qytetarët.

Në Kosovë janë ngritur çmimet e derivateve, e kjo si shkak i berëzës ndërkombëtare. Por jo njëlloj dhe kaq shpejt ndodh edhe kur ulen çmimet ne berëz.

Aktualisht çmimet në Kosovë janë, për naftë 1.03 cent dhe për benzinë 1.06 cent.

Këto çmime javën e kaluar kanë qenë 0.99 cent dhe 1.02 cent.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve, thotë se Kosova furnizohet me çmimin më të lirë në regjion dhe lëvizja në berëz ka ndikuar pak edhe në Kosovë.

Berjani thotë se më mirë është që Dogana po kontrollon cilësinë e derivateve e jo Minsitria e Tregtisë.

Berjani nuk heziton të përmend rastin që një kontigjent i madh me rreth 40 autobote(mauna) u ndalën në kufi sepse 30 prej tyre nuk ishin të cilësisë së duhur.

Ndërsa Mustafë Kadrijaj, ekspert i ekonomisë thotë se shteti ynë varet nga importi dhe bizneset kosovare janë duke e shfrytëzuar sezonin e verës për përfitime të tyre, meqë tani në Kosovë ndodh shumë nga mërgimtarët.

E faji, sipas tij, bie mbi mos-formimin e institucioneve.

Ai këshillon që Qeveria të formohet më së largu deri në fillim e javës së ardhshme, ngase duket se vendi po shkon drejt një krize.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz