BallinaLajmeSeanca e sotme ndan edhe minoritetet

Seanca e sotme ndan edhe minoritetet

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Të gjithë janë ftuar nga kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Adem Mikullovci, përderisa deputetët tjerë nga radhët e minoriteteve nuk do të marrin pjesë në këtë seancë.

Në seancën e sotme nuk do të marrë pjesë as koalicioni PAN, i cili e ka të drejtën ekskluzive që ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Igor Simiq, deputet i Listës Serbe, ka konfirmuar për Radio Kosovën pjesëmarrjen në vazhdimin e seancës. Ai ka thënë se deputetët serbë do të jenë në Kuvend nëse krijohen kushte për vazhdimin e konstituimit. I pyetur se a do ta votojë Lista Serbe kandidatin për kryetar të Kuvendit, Simiç ka theksuar se deputetët serbë do ta votojnë cilindo kandidat për kryeparlamentar që propozohet nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, shkruan “Zeri”.

“Deputetët serbë do të jenë të pranishëm në Kuvend. Qëndrimi ynë është i qartë, ne nuk dëshirojmë të jemi bllokues në formimin e institucioneve, sepse dëshirojmë që sa me shpejt të fillojë zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët. Ajo që mund të them është se ne nuk mundemi të zgjedhim se kush do t`i përfaqësojë shqiptarët dhe këtë nuk dëshirojmë ta bëjmë. Por, gjithashtu ne po japim hapësirë që partitë shqiptare të merren vesh dhe ta propozojnë kandidatin për kryetar të Kuvendit. Lista Serbe do ta votojë cilindo kandidat të PAN-it, meqenëse vetëm ky koalicion ka të drejtë kandidimi të kryetarit, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

← Back

Thank you for your response. ✨

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz