back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmeEdita Tahiri zhvilloi takim lamtumirës me ambasadoren gjermane, Angelika Viets

Edita Tahiri zhvilloi takim lamtumirës me ambasadoren gjermane, Angelika Viets

Të ngjajshme

Alavez befason Realin, e barazon rezultatin

Skuadra e Alavezit ka barazuar rezultatin në 1:1 ndaj...

Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar

Policia britanike ka shpallur në kërkim një shtetas shqiptar,...

Vetaksident në Komoran, lëndohet një femër

Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 18:15 në Komoran. Lajmin...

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, zhvilloi një takim lamtumirës me ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, e cila tashmë po e përmbyll misionin e saj diplomatik në Kosovë.

Ministrja Tahiri vlerësoi lartë marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Gjermanisë si dhe i shprehu falënderimet ambasadores gjermane Viets për kontributin e saj të madh për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy shteteve. Ajo tha se Qeveria e Kosovës çmon lartë mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për fuqizimin e Kosovës dhe avancimin e integrimit euroatlantik të shtetit tonë. Po ashtu, ajo theksoi se roli i Gjermanisë ka qenë shumë i rëndësishëm në procesin e dialogut për fqinjësi në Bruksel, sepse i ka dhënë shtytje këtij procesi në momente të rëndësishme në të mirë të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ambasadorja Angelika Viets e ka falënderuar ministren Tahiri për ftesë për drekë lamtumirëse, duke thënë se ndjehet e kënaqur që ka mundur të ndihmojë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe se është e gëzuar se Kosova në këtë periudhë ka nënshkruar Marrëveshjen për Stabilzim Asociim me BE-në, ndërkohë uroi që institucionet e reja të krijohen sa më shpejtë duke thënë se Kosovës i duhet një qeveri stabile dhe evropiane. Ambasadorja Viets po ashtu vlerësoi angazhimet e Kosovës në dialogun e Brukselit, duke thënë  se ky dialog është i rëndësishëm sepse i shërben paqes, fqinjësisë dhe integrimeve euroatlantike që janë qëllimet e shtetit të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz