BallinaLajmeKy është vendimi për rusët e serbët e dyshimtë, të kapur në...

Ky është vendimi për rusët e serbët e dyshimtë, të kapur në Kosovë

Të ngjajshme

Pas daljes nga “BBVA”, me kë u takua Gimbo?

Natën e mbrëmshme në televotimin mes Gimbos dhe Brikenes,...

Kush u zgjodh lideri i ri i shtëpisë së “Big Brother VIP 5”?

Ditën e sotme banorët e “Big Brother VIP 5”...

Drita dhe Ballkani nuk gabojnë, vazhdojnë kryesimin e kampionatit

Ballkani ka arritur fitore minimale në udhëtim te skuadra...

Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Podujevë, ka shqyrtuar rastin “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare” nga neni 146 par.2 lidhur me par 1 dhe nenin 31 të KPRK-së, ndaj dhjetë të akuzuarve prej të cilëve pesë shtetas serb dhe pesë shtetas rus.

Prokuroria fillimisht ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, të cilën kërkesë e ka tërhequr me parashtresë, për të paraqitë aktakuzë me kërkesë për dhënien e urdhrit ndëshkimor, dënim me gjobë pa mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor.

“Gjykata e ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për dhënien e urdhrit ndëshkimor dhe ndaj të pandehurve ka shqiptuar dënimin me gjobë prej 250 euro (dyqind e pesëdhjetë euro) për secilin veç e veç, si dhe i ka obliguar të paguajnë nga 20 euro për paushall gjyqësor”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Pas pagesës së dënimit me gjobë, të pandehurit do të përcillen për në pikën kufitare më të afërt nga Policia e Kosovës.

Të akuzuarit janë arrestuar dje afër Podujevës nga Policia e Kosovës për kalim ilegal të kufirit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz