Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitar me datën 08.08.2017 rreth orës 13:00, përmes rrugëve operativo-hetimore kanë siguruar informacione se në lagjen e quajtur Sekiraqa në fshatin Metergof të Podujevës, pritet të hyjnë në mënyrë të paligjshme disa shtetas serb dhe rus.
Policia Kufitare ka ndërmarr masat e nevojshme policore duke angazhuar ekipe patrulluese të kufirit, të cilat si rezultat i punës rreth orës 13:45 në lokacionin e cekur, saktësisht tek tabela paralajmëruese e KFOR-it e cila tregon afërsinë e kufirit, kanë ndaluar dy automjete të dyshuara me targa të Serbisë.
Gjatë kontrollit të dy automjeteve “Mercedes” kombi ngjyrë e bardhë, janë ndaluar gjithsejtë njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror.
Personat e ndaluar janë;
1. | M. | P. | 1990 | M | Serbë |
2. | Z. | P. | 1969 | M | Serbë | |
3. | Y. | P. | 2002 | F | Rusë | |
4. | O. | K. | 1977 | F | Rusë | |
5. | E. | P. | 1974 | F | Rusë | |
6. | E. | P. | 1975 | F | Rusë | |
7. | A. | K. | 1974 | M | Rusë | |
8. | G. | P. | 1966 | M | Serbë | |
9. | M. | M. | 1980 | F | Serbë | |
10. | A. | P. | 1975 | M | Rusë | |
11. | V. | P. | 1991 | F | Serbë |
Personat e dyshuar së bashku me automjetet janë dërguar në stacion të Policisë Kufitare, për intervistim dhe procedim të mëtejmë, sipas procedurave të parapara ligjore.
Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar i shtetit, oda e avokatëve të Kosovës dhe zyra ndërlidhëse ruse në Republikën e Kosovës.