Deputeti i Alternativës Ilir Deda, i ka bërë apel koalicionit PAN që ta caktojë sot ditën e seancës, kurdo që ky koalicion dëshiron.
“Ju lus që para se të përfundojë ky takim ta caktoni ditën, orën kur do të mbahet seanca dhe ne do të vijmë”, ka deklaruar ai.
Deda me këtë rast, ka thënë se preteksti se PAN nuk vjen më seancë për arsye si është thirrur ajo, nuk është i vërtetë.
“Mos thoni që nuk vijmë në seancë për arsye qysh është thirrur. Tregoni para qytetarëve kur po doni, dhe ne vijmë. Tregoni se kur do të mbahet seanca, ta dijmë”, ka potencuar ai.
Ai më tej, ka thënë se vetë pjesëmarrja e LAA-së sot në takim tregon se ky koalcion është i interesuar për zgjidhje./Zeri