Aksidente të shumta komunikacioni po shënohen kohëve të fundit në Kosovë. Pavarësisht apeleve të shumta të Policisë së Kosovës, drejtuesit e automjeteve shpesh herë po shpërfillini rregullat e komunikacionit si dhe po tejkalojnë shpejtësinë e duhur, duke rrezikuar jetën e tyre dhe pasagjerëve të tjerë, shkruan drenicapress.info
Nga statistikat e policisë del se një numër jo i vogël i aksidenteve po shënohen çdo ditë në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit, fatmirësisht në vendin tonë nuk u shënua ndonjë aksident me fatalitet. Sipas statistikave zyrtare të Policisë së Kosovës, kemi 26 aksidente me të lënduar dhe 50 aksidente pa të lënduar.
Statistikat e përgjithshme mund t’i gjeni më poshtë. /Drenica Press/
