back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaRegjionaleDetajet e vetëvrasjes në Skenderaj - I premtuan ndërtimin e shtëpisë, bëri...

Detajet e vetëvrasjes në Skenderaj – I premtuan ndërtimin e shtëpisë, bëri vetëvrasje nga varfëria

Të ngjajshme

Interesante! Edin Dzekos i shkojnë çebapat nga Sarajeva në stërvitje te Schalke

Futbollisti i Bosnja Hercegovina, Edin Dzeko është duke kaluar...

SMART PLAN: Pagesa e lehtë, stërvitja e vazhdueshme

Të fillosh stërvitjen shpesh duket e thjeshtë, por për...

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

Dera e shtëpisë së familjes Mangjolli nga Mikushnica e Skenderajt, ka mbetur e shkretë, kjo për arsye se kryefamiljari i saj, Safet Mangjolli, i ka dhënë fund jetës së tij. Situata e rëndë ekonomike dhe sociale në të cilën tash e 15 vjet ka qenë ai me familje, e ka shtyrë atë që të bëjë vetëvrasje.

Sipas familjarëve, kushtet e rënda të jetesës në të cilat ka qëndruar familja pesë anëtarësh e Safetit, gjendja e rëndë financiare dhe borxhet e mëdha, pretendohet të jenë arsyet që e kanë shtyrë atë që të bëjë një akt të tillë.

Mes lotësh dhe trishtimi, vëllai i tij, Gazmendi Mangjolli, rrëfen se si e ka parë vëllain të varur në traun e shtëpisë.

Gazmendi, thotë se që një kohë të gjatë i Safeti ka qenë në depresion dhe në gjendje të rëndë psikologjike, krejt kjo si pasojë e kushteve të rënda me të cilat ai është përballur.

Safeti së bashku me gruan dhe katër fëmijët ka qëndruar në këtë shtëpi njëdhomëshe e të mykosur.

Sipas familjarëve, Safeti që 15 vjet i është drejtuar për ndihmë komunës dhe njerëzve vullnet mirë, por kërkesat kanë hasur në vesh të shurdhër.

Ndërkaq, sipas Komunës së Skenderajt, ndërtimi i shtëpisë së Safetit ishte planifikuar të ndodhte këtë pranverë.

“Është pritë që të rregullohet koha dhe ka pas me i’u ndërtuar shtëpia. Mjetet kanë qenë të siguruar nga një donator i cili ka qenë bashkatdhetar dhe një shtetasi gjerman në bashkëpunim më komune. Mjetet për ndërtimin e shtëpisë së Safet Mangjollit kanë qenë të siguruara, vetëm është pritë që të rregullohet koha dhe të nis ndërtimi i shtëpisë”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Skenderajt.

Safet Mengjolli, është gjetur i vrarë në shtëpinë e tij, ai ishte 43 vjeç dhe ka lenë pas vetës katër fëmijë, tri vajza dhe një djalë.

Image
Image

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz