BallinaLajmeJohn Kelly, shefi i ri i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë

John Kelly, shefi i ri i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Gjenerali në pension i marinës amerikane, John Kelly, nga e hëna do të shërbejë në një post të ri, atë të shefit të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë.

Komandanti ushtarak ka shërbyer tri herë në luftën e Irakut, dhe analistët thonë se ai pritet të sjellë disiplinë ushtarake dhe rregull në Shtëpinë e Bardhë, pas tensioneve që u mësua publikisht që ekzistonin atje.

“Ai ka qenë ylli i administratës sime”, shkroi dje në Twitter Presidenti, kur njoftoi emërimin e Kellyt në postin e ri. Ai e quajti atë “një udhëheqës dhe amerikan i shkëlqyer”, raporton VOA.

Si Sekretar i Sigurisë Kombëtare, Kelly ka marrë rol drejtues në politikat më të debatuara të Presidentit, si urdhrat ekzekutivë për ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të refugjatëve dhe ndalimin e përkohshëm të vizitorëve nga disa vende me shumicë myslimane. Këto urdhra janë pezulluar nga gjykatat e shteteve, në pritje për t’u rishikuar nga Gjykata e Lartë në vjeshtë.

Gjenerali Kelly sfidoi anëtarët e Kongresit në muajin prill, kur diskutohej qëndrimi agresiv i administratës ndaj zbatimit të ligjeve për imigracionin dhe kjo shihet si një tjetër arsye që e bën atë tërheqës për Presidentin. Ai u pati thënë ligjvënësve “ndryshoni ligjet, ose përndryshe pushoni”.
Megjithatë, Kelly gëzon respektin e ligjvënësve të të dyja partive në saje të karrierës së tij të shquar si ushtarak.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz