back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeVazhdon debati i ashpër dhe gjuha fyese ndërmjet VV'së dhe PDK'së

Vazhdon debati i ashpër dhe gjuha fyese ndërmjet VV’së dhe PDK’së

Të ngjajshme

Enver Hoxhaj niset për në Hagë: Në mbrojtje të vlerës më të shenjtë, UÇK-së

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, deputeti nga PDK, Enver...

Sekretari Rubio viziton Izraelin

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, nisi vizitën e...

Ofendoi dhe kanosi nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Është arrestuar një burrë në Gjilan, nën dyshimin se...

Shaqir Totaj hap fushatën: Mandati i dytë është i projekteve të mëdha dhe për Prizrenin modern

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, hapi zyrtarisht fushatën për...

Ganimete Musliu niset për në Hagë: Kërkojmë drejtësi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës është nisur për...

Lëvizja Vetëendosje ka kërkuar nga Partia Demokartike e Kosovës të mos përdor gjuhë fyese, që sipas tyre ka ndodhur nga asambleisti i PDK-së, Muhamet Selmani. Ashpërsimi i gjuhës ndërmjet VV-së dhe PDK-së duket se nuk ka të ndalur.

Në një komunikatë, VV-ja  ka thënë se asamblesiti në fjalë po merret me lajme të demantuara dhe me pjesë intime të Albulena Haxhiut.

“Asambleisti i PDK-së Muhamet Selmani nëpërmjet një statusi në Facebook e ka ofenduar deuteten Albulena Haxhiu duke përmendur lajme të demantuara kundër të cilave është ngritur padi dhe pa asnjë të drejtë, poshtë çdo niveli merret me pjesë intime të deputetes”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Të kujtojmë se mbrëmë bashkëshorti i Albulena Haxhiut fye rëndë deputeten e PDK-së, Blerta Deliu pas debatit në RTK.

Kjo është komunikata e plotë:

PDK të ndal gjuhën fyese

Asambleisti i PDK-së Muhamet Selmani nëpërmjet një statusi në Facebook e ka ofenduar deuteten Albulena Haxhiu duke përmendur lajme të demantuara kundër të cilave është ngritur padi dhe pa asnjë të drejtë, poshtë çdo niveli merret me pjesë intime të deputetes.
Sulmi pa asnjë shkas drejtuar deputetes Haxhiu, është nivel i ulët e rrugaqëri e cila nuk i takon sferës politike. Selmani e as askush tjetër nuk ka të drejtë të komentojë pjesë të trupit te grave as burrave deputetë e aktivistë. Një mendësi e tillë seksiste, duke komentuar trupin e deputetes është e papranueshmoe për sferën e politikës, debatin publik dhe shoqërinë për të cilën angazhohemi. Ne zotohemi se do ta luftojmë PDK-në edhe në këtë pikë të prapambetur e cila në shoqërinë tonë shkakton edhe dëm publik në kurriz të grave. Komente ofenduese janë drejtuar edhe kah nënkryetarja e deputetja Fatmire Kollçaku.
Njerëzit e tillë nuk mund të na ofendojnë. Ky është niveli intelektual i PDK-së dhe këta njerëz janë për keqardhje. E aq më shumë është për keqardhje fakti që këta kriminelë e uzurpatorë, këta rrugaçë të pacipë, kanë kapur shtetin dhe ia kanë pamundësuar qytetarëve mirëqenien. Rrjedhimisht aq shumë na vjen mirë që u ka ardhur fundi. E aq më tepër na gëzon fakti që edhe këta e kanë kuptuar që u ka ardhur fundi.
Është e pashpjegueshme se si këto sulme qyqare vijnë ndaj një deputeteje të guximshme si Albulena e cila nuk kurseu veten në mbrojtje të Republikës e kundër Zajednicës që Selmani me shokë përulësisht ia falnin Vuçiqit.
Këto sulme janë pjesë e një fushate kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE! e cila PDK-së po i shërben që ta mbulojë humbjen e saj dhe t’i eksportojë problemet e brendshme partiake të shkaktuara pas kësaj humbje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz