BallinaRegjionaleDrenasDy të plagosur në një fshat të Drenasit

Dy të plagosur në një fshat të Drenasit

Të ngjajshme

Dy persona kanë marrë plagë nga armë zjarri mbrëmë në fshatin Zabel i Epërm i Drenasit, konfirmon Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:05 pas një zënke në të cilën raportohet se kanë qenë të përfshirë tre veta.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje, me pistoletë ka shtënë dhe ka plagosur dy meshkuj të cilët e kishin sulmuar me shufra të hekurit.

Pistoleta me tre fishekë është konfiskuar. Të plagosurit janë në QKUK për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz