back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeNë Shqipëri edhe të mbushësh telefonin kushton

Në Shqipëri edhe të mbushësh telefonin kushton

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Gazetarja dhe moderatorja e njohur, Sonila Meço, shkruan për situatën kaotike të turizmit në Shqipëri dhe për atë që të huajt gjejnë pasi vijnë në këtë vend.

Shkrimi i plotë i Meços:

Mund të shkruajë patriotizmi për pushimet në Shqipëri, mund të kundërpërgjigjet antipatriotizmi për pushimet jashtë….

Ama kur shoh turistët e huaj në Shqipëri nën diellin saç, rrugëve pushtuar nga betoni i qyteteve, restoranteve buzë bregut pushtuar nga menu pa çmime e çmim edhe për karikim celulari, mendoj për ta: pushojnë më shumë se një herë në vit, kanë bredhur e ngopur syrin me shumçka, i nxit kurioziteti që e kënaqin pa shumë salltanete, kanë pensione që u dalin edhe për pushime të shkurtra e të gjata, kanë mundësinë t’i planifikojnë prej kohësh pa marrë kredi, qëndrojnë mjaftueshëm sa për të marrë më të mirën që gjithsesi s’mjafton sa për t’u rikthyer sërish.
Pa duan edhe aventurën se mesatarja e standardit ku jetojnë u jep siguri, vijnë edhe me autostop se e dinë normal prej nga vijnë, ikin maleve se natyrën e duan dhe e mbrojnë pa e ditur sa zët e kemi ne të bekuarit me të, zbresin detit shend e verë se nuk kanë nga vijnë pa e imagjinuar se ç’është i aftë shqiptari t’i bëjë sikur ta ketë mallkim, agjensitë në vendet e tyre ua ofrojnë, sepse edhe ekonomike ato pushime për një natyrë det, diell e mal, pa e ditur se për shqiptarët janë më të shtrenjta se për ta; vijnë se Shqipëria puqur është me Greqinë e Italinë, veç fund i botës nuk ngjan, duke besuar se puqja do të lërë shije të ngjashme; vijnë se u thonë që të huajt trajtohen me mikpritje të jashtëzakonshme pa e ditur se si trajtohet pushuesi vendas në të njëjtin vend…

Unë pushoj në Shqipëri, në një fshat parajsë të quajtur Dardhë. Vijnë edhe shqiptarë e të huaj dhe gjejnë më të mirën që u ofrojnë vendasit. Rruga për aty është ende e pashtruar, dritat ikin më shpesh se vijnë, një guidë e mirë dhe e organizuar mungon.
Morali?

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz