back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeKQZ gati për zgjedhje lokale

KQZ gati për zgjedhje lokale

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke i bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 22 tetor të këtij viti. Me këtë rast zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për Radio Kosovën se periudha për aplikim për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale përfundon më 23 gusht.

Tashmë ka filluar regjistrimi i diasporës kosovare për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të tetorit në Kosovë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur afatin e fundit për regjistrim si votues jashtë Kosovës dhe për këto zgjedhje është deri më 23 gusht.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bën të ditur për Radio Kosovën se të gjitha detajet se si duhet të aplikohet janë të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së. Elezi tha se janë tri mundësi për dërgimin e aplikimeve të votuesve jashtë vendit.

”Aplikimet mund të dërgohen përmes ndonjërës nga tri mundësitë: në faun postar të KQZ-së, në njërën nga tri email adresat apo edhe përmes fax-it. Të gjitha aplikimet që do të bëhen do të shqyrtohen nga Shërbimi Profesional i Votueseve”, tha ai.

Elezi më tej ka thënë se të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë jashtë vendit dhe i plotësojnë kriteret për votim, formularin e plotësuar së bashku me dokumentet e bashkangjitura duhet ta dërgojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, 60 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

”Dhe pastaj në do të bëjmë informimin e mëtejshëm për të gjitha aplikimet nëse i kanë plotësuar kushtet për t’u regjistruar jashtë Kosovës. Pra, nëse regjistrimi ka qenë i suksesshëm ose jo“, tha ai.

Ndryshe Zgjedhjet Lokale për kryetar të komunave dhe për asamble komunale është caktuar të mbahen më  22 tetor të këtij viti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz