back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeArrestohet një person që nuk i dha ndihmë të moshuarit në Gjilan

Arrestohet një person që nuk i dha ndihmë të moshuarit në Gjilan

Të ngjajshme

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

“Po ti koke serb”/ Labinoti shpërthen ndaj Kushtrimit

Këtë herë Labit i ka dalë punë me Kushtrimin,...

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

Porsche rikthen Carrera GT me dizajn Le Mans

Porsche riktheu Carrera GT-në në gjendje fabrike me dizajn...

Hysen Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njëherësh kandidat...
- Advertisement -

Është arrestuar një person, me akuzën se nuk i ka ofruar ndihmë të moshuarit që vdiq në rrugë para disa ditësh, njofton policia rajonale e Gjilanit.

Sipas policisë, pas pamjeve nga një video që qarkulloi në internet, është identifikuar një shofer i kamionetës i cili nuk i ka dhënë ndihmë të moshuarit, dhe është arrestuar.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në bazë të shënimeve dhe video inçizimeve të marra me rastin e personit të vdekur më datë 01.07.2017, ku viktima ka vdekur në rrugë, dhe shihet se disa automjete vetëm kanë vazhduar rrugën dhe nuk i kanë ofruar ndihmë personit të sëmurë-shtrirë në rrugë.

Është identifikuar njërin nga vozitësit e kamionetës i cili ka kaluar aty afër dhe nuk është ndalur për të ofruar ndihmë.

Personi i identifikuar është thirrur për intervistë dhe në konsultim me prokurorin e çështjes i njëjti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit nën prezencën e mbrojtësit të tij personal dhe ai akuzohet për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës” në bazë të nenit 191 të KPRK, të njëjtit nga ana e prokurorit të shtetit iu ka lëshuar vendimi mbi ndalim policor për 48 orë. Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz