back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmePal Lekaj: PAN e bën qeverinë me minoritete dhe dy deputetë tjerë

Pal Lekaj: PAN e bën qeverinë me minoritete dhe dy deputetë tjerë

Të ngjajshme

I plagosuri në Pejë, jashtë rrezikut për jetë

Rreth orës 13:50, Policia e Kosovës është njoftuar për...

Plagoset një person në Pejë, ndodhet në emergjencë

Një person është plagosur mesditën e sotme në Pejë....

Hamza: Kosova ka dy rrugë, përpara ose të vazhdoj rrugën mbrapa me kaos, pasiguri dhe ndarje

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza ka publikuar...

IHMK: Kosova ka mesatarisht 26 ditë me mjegull në vit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur...
- Advertisement -

Partitë politike ende nuk janë ulur të bisedojnë për krijimin e institucioneve të reja. Por, bisedat me deputetë të caktuar për t’i bindur që të votojnë kandidatët potencialë për kryeministër, nuk mungojnë.

Sidomos në koalicionin PDK-AAK-Nisma, në vazhdimësi deklarohen se kanë edhe deputetë nga partitë e tjera që do ta votojnë Haradinajn për kryeministër. Nga analistët kjo po shihet si joserioze.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma me 39 deputetë, nuk mund ta bëjë qeverinë, qoftë edhe me votat e të gjithë deputetëve të pakicave. Në këtë mënyrë, derisa nuk ka ndonjë bisedë zyrtare me partitë e tjera, bisedat me deputetë individualisht vazhdojnë. Këtë e konfirmojnë edhe vetë zyrtarët e këtij koalicioni, të cilët në vazhdimësi thonë se i kanë numrat për krijimin e qeverisë. Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, shprehet i sigurt se edhe deputetë nga partitë e tjera do ta mbështesin Ramush Haradinajn për kryeministër.

“Me siguri që nga partitë e tjera, sepse ne i kemi 39 deputetë, duhen edhe dy deputetë nga subjektet e tjera, plus minoritarët”, ka thënë Lekaj për Radio Kosovën.

Kjo sjellje e partive politike, nga analisti, Imer Mushkolaj, po shihet si joserioze.

“Zyrtarët e këtyre partive politike bisedojnë fshehurazi me deputetë të caktuar veç e veç në mënyrë që ata t’i bindin që t’u bashkohen për t’i bërë votat për krijimin e qeverisë. Kjo mënyrë nuk është aspak institucionaliste, është mënyrë e funksionimit në kafene e jo në institucione”, thotë Mushkolaj për Radio Kosovën.

Avdullah Hoti, nga LDK-ja, thotë se koalicioni LDK-AKR përfshihet në biseda për koalicion, vetëm pasi ta shfrytëzojë të drejtën kushtetuese për krijimin e qeverisë, koalicioni PDK-AAK-Nisma.

“Në atë moment që konsumohet kjo e drejtë, ne menjëherë do të angazhohemi me të gjitha partitë politike pa përjashtim, përveç PDK-së”, ka thënë Hoti.

Analisti Mushkolaj thotë se bisedat për krijimin e Qeverisë do duhej të zhvilloheshin para certifikimit të rezultateve, në mënyrë që mos të ketë vonesa në krijimin e institucioneve.

“Kjo fatkeqësisht nuk po ndodh dhe unë e kam përshtypjen se këto parti politike nuk po funksionojnë ndryshe veçse si kaçakë, me këta njerëz që edhe mund të sigurojnë vota për krijimin e Qeverisë, por fundja, kjo nuk është zgjidhje e duhur dhe nuk është mënyrë e duhur e funksionimit”, tha Mushkolaj.

Nga dita e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, presidenti ka afat prej 30 ditësh ta thërrasë seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, por ndonëse asnjë nuk i ka të sigurta 61 vota në Kuvend, zyrtarët e partive kanë bërë thirrje që presidenti mos të vonohet në thirrjen e kësaj seance. /rtk/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz