BallinaLajmeVjosa Osmani, kandidate për kryetare të Prishtinës?

Vjosa Osmani, kandidate për kryetare të Prishtinës?

Të ngjajshme

LDK, siç duket i është përveshur përgatitjeve për zgjedhjet lokale, që do të mbahen me 22 tetor të këtij viti.

Kështu me rekomandim të kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe kryesisë qendrore të LDK-së, që degët e Prishtinës t’i bëjnë propozimet për kryetar komune, është Dega e Trete e LDK-së, që njihet edhe si Dega e Presidentin Rugova, e cila tashmë ka dhënë propozimin e saj.

Burime të Kosova Info-s brenda kësaj dege, kanë thënë se kandidatja për kryetare të komunës së Prishtinës nga kjo degë është femra më e votuar për në Parlamentin e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Po, në mbledhjen sotme, dega me votim unanim ka vendosur që Vjosa Osmani, njëherësh femra më e votuar të jetë kandidate për kryetare e Komunës së Prishtinës”.

Sipas kësaj dege, Vjosa me lehtësi do ta mund Shpend Ahmetin. /KI/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz