back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaRegjionaleKomuna e Skenderajt kthen sytë nga investimet në ujësjellës (FOTO)

Komuna e Skenderajt kthen sytë nga investimet në ujësjellës (FOTO)

Të ngjajshme

Ofendoi dhe kanosi nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Është arrestuar një burrë në Gjilan, nën dyshimin se...

Shaqir Totaj hap fushatën: Mandati i dytë është i projekteve të mëdha dhe për Prizrenin modern

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, hapi zyrtarisht fushatën për...

Ganimete Musliu niset për në Hagë: Kërkojmë drejtësi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës është nisur për...

Valëvitet flamuri i UÇK-së në Hagë

Flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po valëvitet në...

Gjatë gjithë ditës së sotme Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica, ka punuar intensivisht në ndërrimin e gypit kryesor të furnizimit me ujë të pijëshëm për qytetin e Skenderajt, transmeton DRENICA PRESS.

Punimet janë zhvilluar në lokacionin ku shtrihet gypi kryesor furnizues, në rrugën “Sala e Hamit Jashari” me gjatësi 500 metra.

Punimet janë bërë me qëllim të zëvendësimit të gypit të vjetër me kapacitetit të vogël të furnizimit me ujë, me gypin e ri që ka kapacitetit tri herë më të madh furnizues.

Vendosja e gypit të ri do t’i zgjidhë problemet me furnizimi me ujë për banorët e lagjes 2 dhe 3 të Skenderajt, lagje këto që kanë pasur probleme me furnizim deri më tani, për shkak të kapacitetit të vogël furnizues.

Procesin e ndërrimit të këtij gypit gjatë gjithë ditës e kanë inspektuar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe udhëheqës të Ujësjellësit.

Nënkryetari Nura ka siguruar banorët se punët do të kryhen shumë shpejt dhe përfundimisht do zgjidhet problemi i furnizimit me ujë të pijëshëm në disa pjesë të qytetit të Skenderajt.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme Kompania Ujësjellësi ka bërë edhe ndërrimin e pompes kryesore të furnizimit me ujë për Skenderajn në Shipol.

Fotografia e Komuna Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz