back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeMemli Krasniqi: Qeverinë e bëjmë ne

Memli Krasniqi: Qeverinë e bëjmë ne

Të ngjajshme

Gazmend Muhaxheri: Sot i dhamë një shansë të re Abdixhikut

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se konfirmimi...

Dezinsektimi i kushton afro 800 mijë euro Komunës së Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën që do të...

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi u është përgjigjur zyrtarëve të LDK’së dhe atyre nga Alternativa, të cilët së fundmi kanë shfaqur ambicie për ta formuar qeverinë nëse koalicioni PAN dështon ta bëjë atë.

Krasniqi ka thënë për Express se shpejtë dhe pa humbur kohë do të formohet Qeveria nga koalicioni PAN, i cili doli fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit.

“E kemi thënë edhe më parë që nuk do të ketë fare mandatar të dytë, sepse koalicioni ynë pa humbur kohë do ta formojë Qeverinë, pas konstituimit të Kuvendit”, është shprehur për Express, Memli Krasniqi.

Së fundmi, edhe kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA Avdullah Hoti e më pastaj edhe Ilir Deda nga Alternativa janë shprehur të sigurt se PAN do të dështojë për ta formuar Qeverinë dhe se siç janë shprehur ata, udhëheqjen e shtetit do ta bën koalicioni i tyre.

Por, zyrtari i lartë i PDK’së Memli Krasniqi hedh poshtë pretendimet e tyre duke thënë se nuk ka më dilema që koalicioni i tyre do të jetë pjesë e Qeverisë.

“Liderët e koalicionit janë në konsultime të vazhdueshme për formimin e qeverisë së ardhshme, jo vetëm sa i përket numrave, por edhe sa i përket programit dhe vendimeve që duhet të merren shpejt. Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga koalicioni ynë dhe për këtë tashmë nuk ka dilema” ka shtuar ai.

Ndryshe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se në Qendrën e Numërimit tashmë ka përfunduar numërimi i votave me kusht, ndërkaq rezultatet përfundimtare nuk pritet të shpallen sot.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë për Express, se nesër gjatë ditës ka mundësi që të bëhen publike rezultatet përfundimtare.

Të Fundit

Sport

ShowBiz