Chesea e Antonio Contes nuk heq dorë nga mbrojtësi i Juventusit, Alex Sandro.
Meqë ditë më parë “Zonja e Vjetër” ka refuzuar një ofertë prej 60 milion euro për mbrojtësin brazlian, londinezët e kanë ngritur atë në 70 milion euro, shkruajnë mediat italiane, përcjell Drenicapress.
Juve ende nuk ka kthyer përgjigje, por as lojtari nuk ka kërkuar largimin.
Në anën tjetër Juve po punon për të sjellur në mbrojtje dy lojtar, De Siglion e Milan dhe portugezin Cancelao./Drenicapress.info/