BallinaLajmePartia e Drejtësisë ua uron besimtarëve myslimanë Festën e Fiter Bajramit

Partia e Drejtësisë ua uron besimtarëve myslimanë Festën e Fiter Bajramit

Të ngjajshme

Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka njoftuar se...

Ish-trajneri i Barcelonës njofton largimin nga skuadra e tij

Një ish-trajner i Barcelonës ka njoftuar largimin nga skuadra...

SHBA godet rrjetin kibernetik iranian – Shqipëria mes vendeve të shënjestruara

Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë ndërmarrë një operacion...

Valverde jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Athletic Bilbao

Ernesto Valverde ka njoftuar se periudha e tij e...

Vrasjet e zyrtarëve të lartë iranianë, reagon Mojtaba Khamenei

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei,...

Partia e Drejtësisë, me rastin e festës së Fiter Bajramit dhe përfundimin e muajit të bekuar të Ramazanit, uron të gjithë besimtarët myslimanë, duke lutur Zotin e Plotfuqishëm, që t’ua ketë pranuar agjërimin dhe punët e mira.

Besimtarët myslimanë, pas një muaji përkushtimi dhe sakrifice për Krijuesin, festojnë Fiter Bajramin si festën e mëshirës së Zotit ndaj nesh dhe devotshmërisë sonë ndaj Atij.

Festa e Fiter Bajramit, përcjell mesazhin për sakrificë, zemërgjerësi, dashuri dhe solidaritet me të gjithë njerëzit.

Andaj urojmë në këtë ditë feste që në familjet tona të mbizotërojë vetëm gëzimi, lumturia dhe begatia, ngase në këtë mënyrë dëshmohet pranimi i agjërimit dhe sakrificës së bërë gjatë këtij muaji të bekuar.

PD uron që vlerat e fuqizuara islame gjatë muajit të bekuar të Ramazanit të qindra mijëra  qytetarëve të Republikës së Kosovës të shërbejnë si shtylla të fuqishme të shtetndërtimit të vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz