BallinaLajmePolicia porosit qytetarët të shmangin pikë-kalimin kufitar në Merdare

Policia porosit qytetarët të shmangin pikë-kalimin kufitar në Merdare

Të ngjajshme

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

LVV-së i “digjen” nënshkrimet për presidentin

Ndonëse deputetët e Kuvendit kishin dështuar ta zgjedhin presidentin...

SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuzit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë...

Deputetja e VV-së: LDK nuk premtoi se e mbështet Vjosa Osmanin me 15 vota

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë në...

Policia e Kosovës njofton të gjithë qytetarët, në veçanti bashkatdhetarët, të cilët gjatë sezonit veror kalojnë pushimet e tyre në Republikën e Kosovës, se në pikë-kalimin kufitare Merdare, që e lidhë Republikën e Kosovës me Serbinë, janë duke u kryer punime në ndërtimin e infrastrukturës dhe objektit të pikës kufitare.

Ndërtimi i kësaj pike kufitare është donacion i BE-së dhe i njëjti pritet të rregullohet sipas standardeve të BE-se, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të kalimit dhe kontrollit kufitar.

Meqë projekti sipas planifikimeve ndërtuese pritet të zgjasë me muaj, me qëllim të shmangies së pritjeve dhe krijimit të kolonave të gjata, Policia e Kosovës informon të gjithë qytetarët dhe bashkatdhetarët, se të njëjtit mund të shfrytëzojnë pikë kalimet tjera kufitare që e lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, sepse edhe në ato pika aplikohen procedurat e njëjta të kalimit kufitar.

Departamenti i Policisë Kufitare, gjatë sezonit veror do të punojë me kapacitete të shtuara të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me qëllim të evitimit të kolonave dhe pritjeve të gjata.

Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna  do të kryhet me kapacitete dhe intensitet të shtuar në të gjitha pikë kalimet kufitare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz