Portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha, po qëndron për pushime në Kosovë.
Portieri i Atalantas ka gjetur kohë që ta vizitoj edhe klubin e futbollit nga Drenasi, KF Feronikeli.
Etriti, i shoqëruar nga portieri i KF Feronikelit, Flamur Neziri, u mirëprit nga presidenti i klubit Ekrem Elshani dhe menaxheri i skuadrës Ilir Demaku.
Me këtë rast, presidenti Elshani falënderoj Etritin për vizitën dhe i uroj suksese në klubin e Atalantës dhe Kombëtaren Kuq e Zi.
Për gardianin e kombëtares së krejt shqiptareve, Nikli kishte përgatitur fanelen zyrtare të klubit me mbishkrimin “E.Berisha”./Drenicapress/