Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, po merr pjesë në Kongresin e XII botëror Metropolis, i cili po mbahet në Montreal të Kanadasë.
Në këtë Kongresë po marrin pjesë edhe kryetar të qyteteve të ndryshme nga e gjithë bota, ndërsa e para e Gjakovës ka takuar kryetarin e Kievit të Ukrainës, bokserin e njohur Vitali Klitcho.
“Nuk ka hajgare me kryetaret e komunave se kam pune me ta mandej, thotë Vitali Klitschko, kryetari i Kievit, Ukrainë .Si dhe porositi, që keni mungesë të muskujve në Qeverisje, ja ku jam”, ka shkruar Kusari-Lila në fotografitë e publikuara ku shihet në krahët e Klitschkos.